Harta e Kosovës mbulohet me flamurin serb! Gazetari sqaron pse ndodhi në Holandë
Një skandal është shënuar në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
Gazetari Vullnet Krasniqi tha në emisioni GoodMorning Albanians se flamuri i shfaqur në stadiumin holandez është flamuri i ri i propagandës serbe pas pushtimit rus të Ukrainë.
Krasniqi u shpreh se Serbia investon shumë në fanklabe në klubet e mëdha evropiane me qëllim që të shfaqin propagandën e tyre në stadiume të mëdha ku ka më shumë shikueshmëri.
Ai tregoi se në rastin konkret është zgjedhur Holanda pasi është një nga vendet më skeptike në Evropë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
“Ndeshja ka qenë shumë e rëndësishme për kampionatin, ka pasur shumë shikueshmëri në media. Me qëllim e zgjedhin Holandën se ka qenë shteti më skeptik për liberalizmin e vizave për Kosovën. Me qëllim për të arritur propagandën shkojnë në vendet ku ka më shumë fashizëm ndaj shqiptarëve. Gjuha e tyre është shumë fashiste ndaj shqiptarëve, gatu nuk e pranojnë Kosovën si shtet. Nuk ka pasur asnjë reagim nga federata e futbollit në Holandë lidhur me incidentin”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump