Hasani takohet në Hagë me komisionerin e lartë, ankesa për shqiptarët në Preshevë

16 Prill 2024 | 15:31

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar këtë të martë në Hagë me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare.

Në një postim në rrjetin X, Hasani thotë se kanë diskutuar për përparimin thelbësor të bërë nga Shqipëria, në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dëshmi e përkushtimit tonë për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë.

Po ashtu Hasani në takim nga ngritur çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, e cila i privon ata nga të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës, e përfundon reagimin e tij ministri për Evropën dhe punët e jashtme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026