Havertz firmos me rivalët, Ramos drejt rikthimit në Spanjë

29 Qershor 2023 | 16:18

Tifozët e Chelseas e cilësojnë një tradhëti, por për Havertz kjo ishte një lëvizje e jashtëzakonshme. Mesfushori gjerman ka firmosur me rivalët e Arsenalit, ndërsa lajmi është konfirmuar këtë të enjte.

Topçinjtë paguan një vlerë prej 70 milion euro + 5 të tjera në formë bonusesh, ndërsa trajneri Arteta është shprehur optimist për afrimin e 24-vjecarit. Për teknikun spanjoll, merkato ende nuk ka përfunduar kjo për faktin se në ditët në vijim do të transferohet dhe mesfushori Rice.

Në Spanjë po ashtu ka lëvizje, teksa mbrojtësi Sergio Ramos është shumë pranë rikthimit. Lojtari që aktualisht është pjesë e PSG, por kontrata e tij përfundon në fund të këtij muaji, ndërsa synon të luajë sërish në La Liga, por këtë herë tek Sevilla. Një tjetër ish-lojtar që ka luajtur në Bernabeu do të ndryshojë destinacion, ai është Alvaro Morata.

Aktualisht pjesë e Atletico Madrid, por 30-vjecari dëshiron të luajë sërish në kampionatin Italian. Sipas mediave spanjolle, kanë nisur tashmë konktaktet me Milanin, ndërsa vlera e sulmuesit është rreth 20 milion euro. Nga Italia drejt Gjermanisë një tjetër lëvizje pritet të ndodhë, e ajo është transferimi i mbrojtësit Kim tek Bayerni. Akordi mes dy klubeve është arritur, bëhet fjalë për plot 70 milion euro të paguara nga gjermanët, të cilët bëhen gati për të larguar mbrojtësin Hernandez drejt Parisit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026