Haxhiu: Osmani ka shkelur Kushtetutën me ndërhyrjen estetike për t’u dobësuar
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkelur rëndë Kushtetutën e vendit duke bërë një ndërhyrje estetike për të humbur peshë. Kështu tha analisti Baton Haxhiu në emisionin Shock në Euronews Albania.
Haxhiu tha se ky nuk është modeli që duhet të përcjellë një kryetar shteti tek brezat e rinj, se gjërat arrihen shpejt dhe pa sforcime.
“Si ta besoj unë presidenten kur ajo e fsheh veten nga një gjendje dhe ajo është zgjedhur me votë. Një ndërhyrje estetike është e drejtë e saj, por nuk duhet ta bënte gjatë mandatit të vet pasi si e para e shtetit duhet të jetë motivuese për gjeneratat, për të dhënë shpresë. Ajo duhet të jepte modelin se mund të dobësohesh duke ecur në natyrë dhe duke ngrënë shëndetshëm. Osmani ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës, duke i mësuar të tjerët se mund ta arrish gjithçka do menjëherë dhe pa u lodhur”, tha analisti.

Sipas tij, fakti që Osmani shkoi në Turqi për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje që mund t’i rrezikonte jetën si e para e vendit pa i deleguar më parë detyrat tek kryetari i kuvendit është gjithashtu shkelje e kushtetutës së vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë