Hendeku i pagave në Shqipëri, burrat paguhen më shumë se gratë për të njëjtën punë

11 Nëntor 2020 | 15:02

Shqipëria ka regjistruar një hendek të thellë gjinor edhe në aspektin e pagave. Sipas INSTAT, për të njëjtën punë në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha burrat kanë vijuar të paguhen më shumë se gratë, ndërkohë që paga mesatare arriti në 50,700 lekë.

Të ardhurat mesatare vjetore gjatë vitit 2018 janë regjistruar në nivelin 595.000 lekëve, ndërkohë që burrat intelektualë janë paguar për të njëjtën punë më shumë se gratë intelektuale.

Rezultatet e Anketës së Strukturës së të Ardhurave nga Puna tregojnë se të ardhurat mesatare për orë pune për burrat ishin 420 lekë dhe për gratë 372 lekë. Sipas anketës, një orë pune e një burri me arsim të lartë paguhet afro 50 lekë më shumë se një orë pune e një gruaje me arsim të lartë.

Ndërkohë, e njëjta statistikë është regjistruar edhe për të punësuarit me arsim të mesëm e të ulët, ku burrat janë paguar 193 lekë për orë pune, ndërsa gratë 164 lekë. Hendeku gjinor i të ardhurave mesatare orare rezulton 6,81%. 

Edhe për numrin e përgjithshëm të të punësuarve me pagë dominojnë burrat, me 50,6 % kundrejt 49,4 % që janë të punësuara gra.

Anketa zbulon se industria nxjerrëse dhe aktivitetet financiare janë sektorët ku puna paguhet më shumë. Ndërkaq hoteleria, shërbimet dhe argëtimi janë sektorët më të keqpaguar.

Rezultatet e anketës janë marrë për të gjitha ndërmarrjet me mbi 10 punonjës, të cilat kishin 422 mijë të punësuar, me pagë mesatare bruto 50,700 lekë.

Të punësuar sipas gjinisë në 2018

Burra – 50,6 %                  

Gra – 49,4 %

Paga mesatare për orë pune (arsimi i lartë)

Burra – 420 lekë

Gra – 372 lekë

Paga mesatare për orë pune (arsimi 8/9-vjeçar)

Meshkuj – 193 lekë

Femra – 164 lekë

Burimi: INSTAT

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026