Heqja e imunitetit të Berishës, Jupi: Të ruajmë standardin e PD për çdo emër
Anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, foli në lidhje me çështjen “Berisha” dhe shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të liderit demokrat, që pritet të miratohet në Kuvend.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Jupi theksoi se vota do ishte dhënë për cilindo deputet apo deputete për të cilën SPAK do kërkonte heqjen e imunitetit.
Ajo nënvizoi se PD do e mbështesë SPAK duke shtuar se protesta duhet të ketë por duhet të jenë në interes të qytetarëve.
“SPAK ka bërë kërkesë për heqjen e imunitetit të një deputeti sepse dyshohet se ai është përfshirë në një çështje korrupsioni, për mes disa hetimeve për çështje të hapura ndaj drejtësisë. E gjithë kjo që po ndodh është përtej emrit. Vota do ishte dhënë për cilindo deputet apo deputete për të cilën SPAK do kërkonte heqjen e imunitetit apo hapësirat e duhura për të vazhduar hetimet mbi persona të caktuar që kanë imunitet për shkak të mandatit. PD po vazhdon të ruaj standardin e saj në raport me të korruptuarit, me të shpallurit ‘non grata’.
Nëse duam të mbështesim organet e drejtësisë, ne duhet të ruajmë të njëjtin standard për cilindo emër. Besoj se PD tashmë e ka zgjedhur rrugën e saj për të qëndruar në këto standarde dhe në mbështetje të organeve të drejtësisë. Pastaj se cili bën zgjedhjen e vet. Fundi i pandëshkueshmërisë është një fazë shumë e rëndësishme që pas 32 vitesh, kjo klasë politike duhet t’ua ofrojë shqiptarëve. Protesta duhet të ketë por duhen të jenë në interes për qytetarët shqiptarë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin