“Heroinë, patriote”- Familjarët e avokates krenar dhe pse s’e kaloi Otranton me not

23 Qershor 2023 | 15:48

Atletja shqiptare Eva Buzo e cila synonte të zhvendosej me not nga Otranto deri në bregdetin e Vlorës është detyruar të braktisë garën për shkak të gjendjes shëndetësore. Pas 27 orësh e gjysmë në det, Buzo hasi probleme shëndetësore nga kripa, ndërsa familjarja e saj pohon se është pickuar nga një kandil deti.

“Unë jam kushërira më e afërt e Evës. Jam tejmase e gëzuar për Evën. Është një shqiptare e vërtetë, një vajzë patriote. Në 2015 ajo erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe mori një dashuri të madhe dhe atëherë mendoi t’i futej kjo sfide

Evën diku thonë personat që e kishin parë e pickoi një kandil dhe këmba filloi t’i ënjtej.

Gjendja e saj është fantastike. Kur e pashë qeshi, më përqafoi i dhashë dashuri, më dha dashuri, Garën e ndërpreu 9 milje nga bregu. Ajo është një heroinë”, tha Kushërira.

Mëngjesin e së premtes u bë i mundur transportimi drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku Buzo po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

35-vjecarja Eva Buzo është e para femër që ëndërroi iniciativën për të pëshkruar me not kanalin e Otrantos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria nuk shitet”, protestë edhe në Londër, thirrje dhe marshime masive nga shqiptarët

Protestat kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë vijuar edhe jashtë vendit, ku mjaft shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Londër për të shprehur po...
18:48 | 06/06/2026

VIDEO, Grumbullim masiv edhe në Shkodër, qytetarët marshojnë me pankarta dhe thirrje të shumta

Edhe në qytetin e Shkodrës janë mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh për të protestuar për investimin në Zvërnec por jo vetëm. Qytetarët e Shkodrës...
18:34 | 06/06/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në...
18:11 | 06/06/2026