“Heshta kur hodhën baltë mbi mua”, Basha: Ja obligimi im pas zgjedhjeve

29 Maj 2023 | 19:14

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë një takim me të rinjtë e Durrësit. Duke bërë një analizë të zgjedhjeve të 14 majit ai tha se nuk i pëlqen heshtja e opozitarëve për humbjen.

Duke kujtuar se ai vetë zgjodhi të heshte kur dha dorëheqjen që të mos bëhej shkak përçarje në PD, Basha tha se tani ka obligim t’u tregojë shqiptarëve se ka ende një oopozitë dhe ka ende një vizion.

“Prej 14 majit e deri më tani jemi në heshtje të vazhduar. Nëse unë heshta duke respektuar dorëheqjen time për t’i dhënë një shans bashkimit, kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë mbi mua për të mos u bërë sebep për atë për të cilën e dhashë dorëheqjen, për ti dhënë një  shans bashkimit. Tani që 14 maji ndodhi dhe situata është më keq, obligimi i parë që kam është që të mos hesht. Mos të hesht se shumëkush po hesht.

Ç’do bëhet? Njerëzit pyesin a ka opozitë a ka vizion, a ka shpresë? Njerëzit po thonë që nuk ka. Përgjegjësia ime është të them se po ka një shpresë, ka një vizion, më shumë se një projekt, për t’u kthyer Shqipërinë shqiptarëve. E para është se ne nuk jemi pakicë, numri i atyre që kanë folur me heshtje është më i madh se numri i atyre që folën me votë. Qytetarët i braktisën zgjedhjet. Këtu nuk ka të fituar, ka vetëm të humbur”,-tha Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026