Hetimet në Kadastër/ Policia ekzekuton masat e sigurisë për 4 persona, akuzat
Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë të lëshuara nga GJKKO ndaj katër personave, në kuadër të operacionit të koduar “Ndikimi”.
Ata dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Sipas hetimeve të SPAK janë kryer legalizime me qëllim përfitimin e votës.
Konkretisht GJKKO ka vendosur:
Masë sigurie “Arrest në burg” për D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Masë sigurie “Arrest në burg” për A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
Masë sigurie “Arrest në shtëpi” për A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
Masë sigurie “Detyrim paraqitjeje” për Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.
Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë