Hetimi i Berishës, Bardhi: Do votoja pro kërkesave të drejtësisë në Kuvend

23 Tetor 2023 | 11:41

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dalë në një deklatë për mediat, lidhur me hetimet që SPAK ka nisur për Sali Berishën.

Në fjalën e tij ai theksoi se do të votonte në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit të tij se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të veçantë në raport me secilin prej votuesve.

Bardhi tha se heqja e lirisë për deputetit Sali Berisha është në kundërshtim të plotë me kushtetutën e vendit, që i jep imunitet parlamentar deputetëve.

“Presonalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të vecantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky eshtë edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua të sigurojë që ky skenarë do të dështojë! Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë.

Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betejë me drejtësinë.

Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka miratuar 17 VKM brenda ditës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të shëtisë i lirë nga supervila e tij në Surrel për në Kryeministri, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka ndryshuar tre herë ligjin e koncesioneve me propozim të Klodian Zotës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të udhëtojë cdo ditë me charter si lider i një shteti të pasur, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim që kokat e sterilizimit, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, në vend që të jenë në burg janë në një sallë me Presidentin francez duke nënshkruar marrëveshje në emër të shtetit shqiptarë, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

lidhur me mandatin e deputetes Xhacka, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi Olsi Rama, koka e laboratorit të Xibrakës, nuk është në burg por imuniteti i tij si vëllai i Kryeministrit shërben si i vetmi motiv për të promovuar prokurorin e cështjes si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi me një ligj special favorizohet një biznesmen i përzgjedhur personalisht nga Edi Rama për të përfituar rreth 800 mijë m2 pronë publike në Portin e Durrësit dhe nuk ka asnjë veprim nga drejtësia, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.

Edhe kur shohim sesi miraton ligjin për investimet strategjike për të favorizuar mikun e tij Artan Gaci dhe bashkëshortin e ministres së tij, dhe merr edhe guxim madje për të moszbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetutese”-tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026