Hetimi për tjetërsimin e pronave, gazetari: Dosja që pret zgjidhje gjatë 2023-shit

2 Janar 2023 | 13:38

Një nga dosjet që pret të marrë zgjidhje në vitin 2023, është edhe ajo e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit.

Kështu u shpreh gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i cili shtoi se dosja është e ndarë në disa fraksione, për shkak të implikimit të personazheve të botës së krimit, e deri te politikanët e nivelit të lartë.

Ndër të tjera, Ferhati nënvizoi se një nga prokurorët që ka kryer hetime në lidhje me këtë çështje, është kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani.

“Unë mund të shtoj që ka edhe dosje lidhur me çështje shumë të nxehta. Një nga çështjet më të rëndësishme që unë shikoj që mund të ketë zhvillime, është ajo e hetimit që ka nisur për tjetërsimin e pronave në zonën e lakmuar të Gjirit të Lalzit. Është një dosje hetimore e ndarë në disa fraksione, për shkak të implikimit të personazheve të ndryshme, qoftë të botës së krimit të organizuar, qoftë nivelit adminsitrativ të zyrtarëve të ndryshme të disa institucioneve, ndoshta mund të shkojë deri te politikanët e nivelit të lartë.

Është një dosje e cila pritet të prodhojë dhe është një dosje në fakt, ku një nga prokurorët që ka hetuar është kreu i ri i SPAK-ut, zoti Altin Dumani, i cili disa prej dosjeve ka premtuar që do t’i mbajë, por mbetet të shikojmë se kush do të jenë disa prej dosjeve që kreu i ri i SPAK-ut do të mbajë. Është e natyrshme për shkak të ngarkesës së punës menaxheriale që duhet të kryejë, tashmë, disa prej dosjeve nuk mund t’i mbajë të gjitha dhe duhet t’ua delegojë prokurorëve të tjerë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026