Hetuesit e OKB-së: Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16 Shtator 2025 | 13:03

Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara ka dalë me përfundimin se Izraeli ka kryer akte gjenocidi ndaj popullatës palestineze në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Hamasin në vitin 2023.

Në raportin e publikuar së fundmi, thuhet se ekzistojnë “baza të arsyeshme” për të konkluduar se katër nga pesë aktet që përbëjnë gjenocid, sipas së drejtës ndërkombëtare, janë kryer nga Izraeli. Këto përfshijnë: vrasjen e anëtarëve të një grupi të mbrojtur, shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore dhe mendore, krijimin qëllimshëm të kushteve për shkatërrimin e grupit dhe pengimin e lindjeve.

Raporti citon deklaratat e disa udhëheqësve politikë dhe ushtarakë izraelitë, si dhe sjelljen e forcave të armatosura, si dëshmi të një qëllimi të qartë gjenocidal.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Izraelit e ka hedhur poshtë kategorikisht raportin, duke e cilësuar si “të shtrembëruar dhe të rremë”, ndërsa ka akuzuar OKB-në për njëanshmëri të vazhdueshme ndaj shtetit hebre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026