Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë apelin e Safet Bajrit
Nën akuzë për vrasjen e Fatbardh Licit, Behar Bajri, Safet Bajri dhe Astmer Bilali kanë ankimuar në apel vendimin e 24 shkurtit, të GJKKO dhe kërkojnë lirimin nga burgu.
Gjyqtarja Tereza Merkaj është përzgjedhur me short për të shqyrtuar kërkesat e të arrestuarve, ndërsa nuk është vendosur ende një datë për shqyrtimin e çështjes.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen penale nr. 20, akti, datë 13.03.2025, mbi ankimet e ankuesve S.R., A.B. dhe B.B., me objekt: ‘Ankim ndaj vendimit nr. 12, datë 17.02.2025 dhe vendimit nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, në lidhje me masat e sigurimit personal.”
“Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Tereza Merkaj”, thuhet në njoftim.
Të tre akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër si dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Sipas SPAK, tre të dyshuarit dyshohet se ekzekutuan xhaxhain e kundërshtarit të tyre, Ibrahim Lici, si një akt hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërcana. Ky i fundit u ekzekutua brenda në makinën e tij, së bashku me partneren e tij, Silvi Ndoci.
Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se Safet Rustem Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit më 10 gusht 2018 nga një atentat i ndodhur në Kiras të Shkodrës.
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri