Hila: Ka për t’u rritur Bejko, kandidat i vërtetë, e njoh që kur ishte në Lazarat

20 Prill 2023 | 22:01

Analisti Drian Hila tha në emisionin Now në Euronews Albania se kandidati i PD zyrtare Roland Bejko është demokrat i vërtetë dhe përfaqëson të djathtën reale.

Sipas Hilës, Berisha me gjithë numrat që mund të ketë, nuk ka boshtin ideologjik ndaj do vijë në rënie.

“Berishës i ka ikur shtylla kurrizore, as mitingjet e Bashës nuk është në gjendje të bëjë, akoma më zi do shkojnë. Tallen me Bejkon, ai përfaqëson diçka, kandidati i tyre nuk përfaqëson asgjë. Tha atë të autobusëve dhe ngeli në majë të autobusit. Bejko e ka boshtin, e njoh që nga Lazarati, ishte i persekutuar Lazarati, që nuk ka lidhje me komunizmin. Sa do marrë, do marrë 7 për q ind, aq sa të marrë i ka reale, ka për t’u rritur”, tha Hila.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026