Hila: Shqipëria ka nevojë për një Senat parlamentar me figura të vjetra politike

30 Tetor 2025 | 22:28

Analisti politik Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deklaroi se është pro ngritjes së një Senati parlamentar, ku mund të vendosen figurat e vjetra politike, pasi kjo sipas tij do t’i bënte shumë mirë vendit.

“Unë mendoj që në këtë moment që po bëhet reforma, është e vërtetë që ky shtet ka rënë dhe duhet një reformë. Marrim Senatin. Unë mendoj se Senati duhet të ketë 20 deputetë dhe është i nevojshëm për të vendosur aty disa figura politike. Çfarë i ke bërë Sali Berishës, asgjë, ca do t’i bësh Edi Ramës, është figurë historike; Fatos Nanos, asgjë. Ferr në këmbë nuk i hyri. Janë figura historike, prandaj duhet një Senat. Senati në momentin që janë 20 veta, të cilët kanë një lloj distancimi nga jeta e tyre aktive politike, mund të bëjnë disa gjëra më mirë,” tha Hila.

Analisti shtoi se Shqipëria ka nevojë edhe për një reformë zgjedhore që të synojë zvogëlimin e numrit të deputetëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026