PS refuzoi komisionin hetimor për “11 majin”, Berisha: Firmosët fundin e parlamentit

30 Tetor 2025 | 21:46

Menjëherë pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën në foltoren e parlamentin.

Berisha tha se ky është një ndër aktet më të rënda në historinë e vendit dhe premtoi se opozita do të bëjë çdo betejë për të rikthyer votën e lirë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare! Zgjedhjet e 11 majit morën damkën përfundimtare si farsë elektorale në një raport prej 45 faqesh. Faqezitë dhe kriminelët që dhunuan ato zgjedhje, refuzuan qoftë dhe një debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në parlament, dhe tani shkelmojnë një të drejtë kushtetuese të atyre që përfaqësojnë qindra mijëra shqiptarë me votë të dhunuar në këtë vend. Me këtë vendim, ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet. Nuk kemi njohur rezultatin e tyre. Komuniteti ndërkombëtar i damkosi si zgjedhje që shkelën në mijëra raste ligjet e vendit. Shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta. Ata përdorën të gjithë mekanizmat e një diktature autokratike për të deformuar rezultatin dhe tani keni frikë nga mijëra fakte që ne disponojmë. Ju besoni se duke na bllokuar të drejtën kushtetuese mund të kapërceni këtë? Kurrë jo! Ne do t’iu përgjigjemi,” shtoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026