Opozita braktis parlamentin pas rrëzimit të kërkesës për dy komisione hetimore

30 Tetor 2025 | 21:30

Deputetët e opozitës kanë braktisur parlamentin pasditen e kësaj të enjte pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Opozita kërkoi ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, si dhe për zgjedhjet e 11 majit.

Ajo argumentoi se moslejimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore shkel nenin 77 të Kushtetutës, që garanton të drejtën e pakicës parlamentare për të kërkuar hetime mbi çështje të interesit publik.

“Mohimi i kësaj të drejte themelore është një precedent i rrezikshëm për demokracinë parlamentare. Mazhoranca po i mbyll gojën opozitës dhe po pengon transparencën. Bëni transparente atë që ka ndodhur dhe përdoreni çdo gjetje për propozime ligjore, amendime dhe për komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD, por për Shqipërinë. Me refuzimin e këtij komisioni, atëherë pranuat se keni vjedhur zgjedhjet”, deklaroi Albana Vokshi.

Ndërkohë, deputeti i PS-së dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi se mazhoranca nuk do të ngrejë dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita, pasi sipas tij hetimi parlamentar nuk mund ta bëjë Kuvendin një superorgan mbi institucionet e tjera.

“Çështja e përfshirjes së votës së diasporës është vlerësuar nga KQZ dhe OSBE/ODIHR dhe nuk janë gjetur probleme. Këtu gjej rastin të falënderoj mazhorancën që u dha të drejtën shqiptarëve jashtë Shqipërisë të votojnë. Hetimin parlamentar nuk mund ta bëjmë Kuvendin një superorgan mbi institucionet e tjera. Objekti i kërkesës përfshin çështje që tashmë janë objekt i punës së reformës së posaçme zgjedhore”, tha Manja.

Ndërsa në kuadër të këtyre zhvillimeve të orëve të fundit, Grupi Parlamentar i PD-së ka thirrur një mbledhje të posaçme për të premten, më 31 tetor, në orën 12:00, për të diskutuar hapat e mëtejshëm duke lidhur me atë që opozita e quan mohimin e të drejtave kushtetuese të saj.

Sipas njoftimit të grupit, kërkohet që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm, duke theksuar rëndësinë e mbledhjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026