Himarë| Goditi me thikë kolegun e punës, shpallet në kërkim 27 vjeçari
Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Himarës, pasi dyshohet se ka goditur me thikë kolegun e tij të punës.
Shtetasi E.Sh, banues në Tiranë e goditi 29 vjeçarin, me iniciale A.M në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në ambjentet e një fast-food-i në Dhërmi.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës