Hiqen provimet për 7 lëndë praktike, MAS: Nxënësit do vlerësohen me detyra
Në vitin e ardhshëm shkollor do hiqen provimet më shkrim në lëndët Teknologji informacioni, Aftësim teknologjik, Edukim fizik, Art pamor, Muzikë, Kërcim dhe Teatër.
Ministria e Arsimit ka vendosur që për këto lëndë praktike vlerësimi përfundimtar i nxënësve në sistemin parauniversitar të bëhet vetëm përmes detyrave përmbledhëse.
“Kjo është bërë në funksion të lehtësimit të nxënësve për të mos qenë i ngarkuar me teste në të gjitha lëndët”, thotë specialistja e arsimit në ASCAP, Evis Mastori.

Në skemën e vlerësimit të ri të nxënësve janë parashikuar edhe lehtësira për mësuesit, pasi është vënë re se kanë pasur mbingarkesë.
“Ka pasur edhe një lloj ngurtësie në mënyrën sesi aplikohet vlerësimi i nxënësve. Balanca e volumit të punës binte te mësuesi”, thotë Gert Janaqi drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.
Fletorja personale e mësuesit ku mbahen shënimet për ecurinë e çdo nxënësit nuk do jetë më objekt monitorimi, por bazuar të këto shënime dhe notat në regjistër do nxirret nota e vlerësimit të vazhduar për secilin nxënës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)