“Histeri e Ali Ahmetit”, Mexhiti: Si është përfshirë Albin Kurti në zgjedhje
Izet Mexhiti, kryetari i lidhjes demokratike në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku foli për zgjedhjet që pritet të mbahen në 8 maj dhe për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.
Ai tha se për herë të parë në Maqedoninë e Veriut po vendoset konkurrenca ideve dhe demokracia mes shqiptarëve, pasi sipas tij për 20 vite ka pasur monopol të një partie politike.
“Te shqiptarët në Maqedoni për herë të parë po vendoset konkurrenca ideve, konkurrenca e programeve dhe konkurrenca për të avancuar çështjen shqiptare. 20 vite ka pasur monopol të një partie politike e cila po i ngjason Lukashenkos në Bjellorusi e po merr ngjyrime të komunizmit. Te shqiptarët në Maqedoni po ndodh demokracia, po ndodh ndryshimi”,-tha Mexhiti.
I pyetur a po ndikon Albin Kurti në politikën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti u përgjigj:
“Përveç maqedonasve, të gjitha komunitetet e tjera, kanë një lidhshmëri me shtetin amë, boshnjakët me Bosnjën, turqit me Erdoganin, serbët me Vuçiçin, madje kanë edhe programin politik të njëjtë. Mua më habit fakti që BDI e të tjerat nuk reagojnë për këto. Kushtetuta e Shqipërisë e obligon Shqipërinë të merret me shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër na trajton si pjesë e kombit shqiptar. Ku është e keqja që ne të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Shqipëria dhe Kosova gjithnjë kanë pasur ndikim në Maqedoninë e Veriut. Kjo është vetëm histeri e Bashkimit Demokratik dhe zotit Ahmeti që po i humbet zgjedhjet dhe do t’ia hedhë fajin Albin Kurtit”,-tha Mexhiti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit