English

Historia e studentes që mbulon shpenzimet duke bërë bizhuteri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jetesa për studentët në Tiranë, po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Shumë prej tyre, paralelisht me shkollën, punojnë për të mbuluar shpenzimet e nevojshme.

- Advertisement -

E tillë është edhe historia e Viktoria Spahos, studente në vitin e 4 të mjekësisë dentare, një degë që kërkon përkushtim maksimal, por edhe të ardhura mjaftueshëm për të mbuluar 5 vitet e studimit.

Ajo ka vendosur që kohën e lirë t’ia dedikojë pasionit të saj, për të fituar disa të ardhura shtesë.

“Jetesa këtu në Tiranë nuk është dhe aq e lehtë pa prindërit. E kam me shumë pasion studimin, gjithashtu pasioni tjetër është të krijoj bizhuteri me rezinë. Aksesorët e rezinës më ndihmojnë për të hequr shpenzimet ditore këtu në Tiranë, në mënyrë që të jem e pavarur ekonomikisht ndaj prindërve”, u shpreh ajo.

Viktoria na tregon se tarifa është në bazë të mesatares, megjithatë, kostoja për të studiuar është e lartë pasi bëhet fjalë për shumë vite studimi.

“Ke një mundësi zgjedhjeje për tarifën pasi është sipas mesatares. Pedagogët janë shumë të kuptueshëm, megjithatë, është një shkollë 5-vjeçare dhe ka shpenzime. Pas shkollës kemi vitin e praktikës, më pas mund të filloj punë si stomatologe, siç është ëndrra ime”, tha ajo.

Gjithashtu ajo thotë se nuk do e përjashtonte mundësinë që në të ardhmen të punojë jashtë shtetit.

“Unë mendoj që me profesionin që kam, do kem mundësi zgjedhjeje, vetëm se duhet të vendos unë ku do vazhdoj, në Shqipëri apo jashtë shtetit”, u shpreh Viktoria.

Ne vendosem te shihnim nga afer punen e saj dhe te zbulonin me teper rreth ketij pasionit qe Viktoria i dedikon afersisht 2 ore cdo mbrëmje

Krijimit të bizhuterive, ajo i dedikon rreth dy orë çdo mbrëmje, e më pas disa orë të tjera për t’i reklamuar online.

“Bizhuteritë e para i kam krijuar në qershor të vitit të kaluar. Kam rreth një vit që merrem me punimin e aksesorëve. Aksesorët e parë kanë qenë shumë të thjeshtë, me letër floriri dhe forma të fabrikuara silikoni. Këtij pasioni i dedikoj çdo ditë dy orë darkave, por dalin dhe më shumë se kaq se nuk po llogaris kohën e reklamimit, fotografimit, postimit dhe menaxhimin e faqes”, tha ajo.

Mes të tjerash ajo ndau disa sekrete të punës, e cila është pritur shumë mirë nga të afërmit, por edhe klientët.

“Në momentin që kam marrë rezinën, askush që nuk ka eksperiencë, nuk di që ta përdorë siç duhet. Ka dhe ajo sekretet e veta. Mund të më ketë marrë muajin e parë vetëm praktikë, nuk nxora produkte në shitje pasi duhet të mësoja sekretet e punës. Rezina ka procesin e vet të përzierjes, marrin rreth 2-3 orë për të krijuar, për t’i kompozuar dhe menaxhuar edhe defektet që ajo ka”, tregoi Viktoria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?