Hodhën në treg mandarinat e kthyera nga Kroacia, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

27 Shkurt 2025 | 17:17

Gjykata e Beratit ka caktuar masën e arrestit me burg për tre personat e ndaluar, të dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të rikthyera nga Kroacia si të papërshtatshme për konsum.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura, ku në përfundim gjykata vendosi të vlefshme arrestimet dhe caktoi masën e arrestit me burg për:

  • Arben Dyli – grumbullues, arrest me burg
  • Elton Tafaj – fermer, arrest me burg
  • Elson Tahiraj – inspektor shtetëror, arrest me burg

Gjyqtari i çështjes ishte Ilirjan Hysa, ndërsa prokurorja Malvina Pellumbi.

Avokatët: Klientët janë viktima të luftës tregtare

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës pretenduan se të arrestuarit janë viktima të konkurrencës tregtare dhe se ndalimi i tyre kishte për qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas. Madje, avokati i Arben Dylit hodhi dyshime mbi vërtetësinë e analizave të kryera nga autoritetet kroate.

Deklaratat e të arrestuarve

Gjatë dëshmisë së tij, eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk e dinte që duhej të njoftonte AKU (Autoritetin Kombëtar të Ushqimit) pasi mandarinat iu kthyen nga Kroacia. Ai tha se kishte njoftuar fermerët, një nga Goriçani dhe tjetrin nga Saranda, për të rimarrë mallin.

Ndërkohë, fermeri Elton Tafaj deklaroi se ndalimi i tij ishte i padrejtë, pasi mandarinat që i ishin kthyer ishin të kalbura dhe i hodhi në landfillin e Dimalit. “Mu thye zemra kur i hodha, sepse ishte djersa ime,” tha ai në gjykatë. Tafaj pranoi se kishte debatuar me Dylin, pasi dyshonte që mandarinat e kthyera nuk ishin të tijat, por përfundimisht i pranoi dhe i hodhi në plehra.

Pavarësisht mbrojtjes dhe deklaratave të të arrestuarve, gjykata vendosi masën e arrestit me burg për të tre të dyshuarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026