Homazhet për Anagnostin, Marjeta Ljarja: Harresa nuk mund të jetë mbi këtë emër

2 Shtator 2025 | 11:38

Vetëm harresa nuk mund të jetë mbi këtë emër”, me këto fjalë, aktorja Marjeta Ljarja ka nderuar kujtimin e regjisorit Dhimitër Anagnosti, gjatë homazheve të mbajtura sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndarja nga jeta e mjeshtrit të kinemasë shqiptare ka sjellë një reagim të gjerë në komunitetin artistik.

“E kam njohur shumë mirë, ka qenë mjeshtër, e themi me zë të plotë. Më vjen keq që largohet dhe po lë kaq shumë gjëra, saqë vetëm harresa nuk mund të jetë mbi këtë emër dhe mbi këtë mjeshtër kaq të madh e familjen e tij të bukur.” – u shpreh Ljarja, e cila vetë mban titullin “Artiste e merituar” dhe është bashkëshortja e aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, “Nderi i Kombit”.

Regjisori Dhimitër Anagnosti, një prej figurave më të mëdha të kinemasë shqiptare, është ndarë nga jeta. Ai mbante titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” dhe është autor i disa prej filmave më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, si “Lulëkuqe mbi mur”, “Gurët e Shtëpisë time”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Gjoleka, i biri i Abazit”.

“E kemi pasur të shembur gjithmonë një njeri shumë serioz, këmbëngulës, nuk e di si do të vijnë brezat dhe se si do ta kujtojnë, por filmat e tij do të jenë të paharruar,” – tha Larja, duke nënvizuar trashëgiminë e pashlyeshme që Anagnosti lë pas në kulturën shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026