2 shtatori shpallet ditë zie, flamujt ulen në gjysmështizë në nderim të Anagnostit
2 Shtator 2025 |
09:27
Në respekt dhe nderim të figurës së një prej ikonave më të shquara të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së martë, datë 2 shtator 2025, si ditë zie kombëtare.
Vendimi u bë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila konfirmon se gjatë kësaj dite, në të gjithë vendin, flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të organizojnë homazhe për të nderuar kontributin e vyer të Anagnostit në artin dhe kulturën shqiptare.
Dhimitër Anagnosti, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, duke u bërë një nga figurat më të respektuara të kulturës kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, homazhet mbahen në TOKB
- Pengu i patreguar i Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj: Vitet e fundit kishte
Lajme të Sugjeruara
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet