Hoqi dorë nga profesioni për fëmijët, pedagogia: Mora dado, nuk i edukon dot si nëna
Pedagoi Malvina Tafçiu zbuloi në në emsisioni “Goodmorning Albanians” në Euronews, vendimin e saj për të hequr dorë nga jeta profesionale dhe për t’iu përkushtuar rritjes dhe edukimit të tre fëmijëve të saj.
Tafçiu theksoi se provoi t’i rriste fëmijët me dado por e pa se ishte e pasukseshme si metodë pasi fëmijët nuk e merrrnin dashurin e nënës dhe edukimin e duhur që u nevojitej.
“Kam pasur raste që kam marr dhe dado në shtëpi por e kam parë që është e pasukseshme pasi gjithë dashurinë e mëmësisë dhe procesin e edukimit nuk mund t’ia jap një dado, siç mund t’ia jap nëna. Më është dashur të bëj zgjedhje të kësaj natyre për t’i qëndruar pranë fëmijëve se e kam parë se ishte e nevojshme”, tha ajo.
Gjithashtu Tafçiu shtoi: “Para se të lindja nuk do të hiqja kurrë dorë nga ëndrrat e mia dhe profesioni por pas lindjes ndryshoi e gjithë bota ime. Është çështje prioriteti dhe prioriteti im tashmë janë fëmijët. Unë kam 3 fëmijë më e vogla është 2 vjeç. Kam hequr dorë nga profesioni për t’u marr me edukimin e fëmijëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokatja: Gabim dyndjet drejt qyteteve, jeta nuk bëhet vetëm në Tiranë
- “Gruaja e ka vendin në shtëpi, burri sjellë paratë”, sa ndodh kjo në Shqipëri?
- Pedagogia: Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil