Pedagogia: Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve
Pedagogia Malvina Tafçiu është shprehur se ka hequr dorë nga profesioni për të qenë pranë fëmijëve.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha ndër të tjera se dëshira e çdo nëne përpos karrierës dhe profesionit ka dëshirë që të jetë pranë fëmijëve të saj.
Më tej ajo tregoi se në kohën kur lindi prioriteti i i saj kryesor ishin vetëm fëmijët.
“Dëshira e çdo nëne pavarësisht punës dhe pasionit që ka për të bërë karrierën është që të qëndrojë me të vegjlit e saj dhe të bëjë maksimumin për mirërritjen dhe mirëqenien e tyre dhe edukimin.
Para se të lindja nuk e kisha menduar dhe nuk do të hiqja kurrë dorë nga ëndrrat e mia dhe nga profesioni im, por pas lindjes ndryshoi e gjithë bota ime. Prioriteti në atë kohë por edhe tani, janë fëmijët. Jam nënë e tre fëmijëve dhe më e vogla është dy vjeç. Kam hequr dorë nga profesioni për të qenë afër fëmijëve.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës