Horner kritikon Wolff për Verstappen
Toto Wolff nuk e fsheh se të gjithë po presin vendimin e Max Verstappen për të ardhmen në Formula 1. Por Christian Horner i përgjigjet rivalit të tij se është mirë të mendojë për skuadrën se sa merkaton e pilotëve.
Tre herë kampioni në fuqi, Verstappen, ka një kontratë me Red Bull deri në vitin 2028 por Wolff është i interesuar ta marrë më herët njeriun që humbi rreth një dekadë më parë – pasi po planifikon të ardhmen pa 7 herë kampionin e transferuar te Ferrari, Lewis Hamilton.
Pas përfundimit të “Chinese Grand Prix”, Wolff tha se nuk mjafton vetëm makina e shpejtë për të qëndruar në një skuadër, por edhe njerëzit që të rrethojnë duhet të jenë suportues pa asnjë mëdyshje. Gjithashtu austriaku mendon se Max që e njeh motorsportin më mirë se kushdo tjetër do të marrë vendimet më të mira për të.

Nga ana e tij, Verstappen konfirmon se ai dëshiron të ketë një ambient të qetë për zhvillimin e makinës dhe karrierës. Në krah të holandezit del Christian Horner që nuk e fsheh bezdinë kur e pyesin për pilotin dhe të ardhmen e tij. Madje ai thotë se Verstappen nuk ka asnjë arësye të lërë skuadrën që po kalon formën më të mirë.
Mercedes është konstruktori i 3’të këtë sezon, madje edhe pas klientëve të tij e për këtë arësye ata duhet të mendojnë më shumë për makinën se sa për pilotët e të tjerëve, këshillon Horner.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik