Hovenier flet pas takimit të lamtumirës me Presidenten Osmani, mesazhi për Kosovën
Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses dhe të avancojë, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën.
Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit lamtumirës që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën, vendosën kurora lulesh pranë shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan rel.
“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë puna e ime e ëndrrave që të shërbej si ambasador amerikan në këto tre vjet dhe të kem mundësinë që të punoj me popullin e Kosovës dhe të ndihmoj shtetin që të përparojë. SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam ta shohim Kosovën që të ketë sukses, të avancojë”, tha Hovenier.
Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit në Kosovë.
Presidentja Osmani e falënderoi Hovenierin për bashkëpunimin në këto tre vjet dhe punën, siç tha ajo, “në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë”.
Ajo përmendi se Hovenieri është angazhuar për çështjen e Kosovës që një çerek shekulli, pasi tha se ai ishte pjesë e ekipit të presidentit Marti Ahtisaari, i cili hartoi planin që çoi në pavarësinë e Kosovës.
Hovenier tha se nëse krahasohet Kosova nga vitet ’90 me sot, “s’ka dyshim” që shteti ka shënuar progres.
“Po largohem si një mik më i madh i Kosova sesa kur arrita”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 12:51 Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zgjaten hetimet, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri