English

Hovenier: Habitem me kritikat për draft-statutin për Asociacionin, fokusi te Kosova

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë.

- Advertisement -

“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Hovenier, duke e përmendur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e drafit të propozuar.

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë.

Sipas Radio Europa e Lirë Hovenier u ka thënë mediave se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin.

“SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociaicionin e komunave me shumicë serbe. E di që natën e kaluar BE-ja dhe Këshilli i tij e kanë rikthesuar atë pritje, që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje në atë drejtim. Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë. Asoacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Sërpska. Nuk duam diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës”.

Hovenier është pyetur edhe nëse mund të ndryshojë drafti i propozuar, ndonëse ai ka thënë se dokumenti në fjalë reflekton qëndrimin e Perëndimit.

“Kjo është pyetje për të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakun, mendoj se ai i ka thënë Qeverisë së Kosovës dhe të tjerëve se është i hapur për komente. Mirëpo ekipi i Lajçakut, me mbështetje të SHBA-së, kanë punuar nga afër në këtë draft, për të garantuar se i përmbush të gjitha kushtet që i përmenda. A ka vend për përmirësime? Ndoshta. Por, nuk duhet humbur kohë në specifika për të humbur momentumin, për të ecur përpara me Asociacionin”.

Draft-statuti për Asociacionin u është prezantuar Prishtinës dhe Beogradit në tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë thënë se për ta është i pranueshëm.

Gjërat nuk janë duke ecur përpara, për shkak të kushtëzimeve të palëve.

Në disa takime veç e veç me zyrtarë perëndimorë, në tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj garanton zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka insistuar në zbatimin e “asaj që është nënshkruar”.

Ditëve të fundit, drafti u është dorëzuar edhe partive opozitare në Kosovë.

Në disa prononcime për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin dhe mospajtime me të.

Sipas tyre, draft-statuti, si i tillë, prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtete.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?