Hoxha në Lituani, takim me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm: Bashkëpunimi parlamentar, instrument për anëtarësim në BE

26 Maj 2026 | 08:51

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po vijon edhe këtë të martë vizitën e tij zyrtare në Vilnius të Lituanisë.

Hoxha ka vijuar takimin e tij me Remigijus Motuzas, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë, njoftim i bërë i ditur nga vetë ai në rrjetin social X. Ndërkohë, Hoxha ka bërë të ditur gjithashtu se synimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi parlamentar mes vendeve siç e ka theksuar dhe vetë ai, instrument për avancimin e objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të takohem me Remigijus Motuzas, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë.

Ne ramë dakord për rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të vlefshme për avancimin e objektivave tona të përbashkëta, duke përfshirë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ku i jemi mirënjohës Lituanisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme.

Në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, dy vendet tona mbeten të bashkuara fort për forcimin e unitetit të #NATO-s, ruajtjen e sigurisë euroatlantike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për arkitekturën e sigurisë së Evropës. Në këtë moment kritik, uniteti, solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë midis Aleatëve dhe partnerëve janë më thelbësore se kurrë për të mbrojtur vetë parimet mbi të cilat paqja dhe stabiliteti në kontinentin tonë janë ndërtuar prej kohësh”, ka shkruar Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026