Hoxha: Protesta e 3 marsit shantazh Gjykatës, Berisha e ka të humbur vulën
Poli Hoxha komentoi dy protestat e organizuar nga opozita para pak ditësh dhe protestën kombëtare që është paralajmëruar me 3 mars nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se 3 marsi do të merret si një shantazh ndaj drejtësisë.
Më tej ai theksoi se me lëvizjet që po bën Berisha, kërkon që të krijojë një alibi.
“Më tre Mars nuk do të ndodhë asgjë. Dy protestat që u bën ishin të vakta, nuk kishte pjesëmarrje. Nuk pres ndonjë gjë. Duhet të analizohet kush është shkaku dhe çfarë do të ndodh. Kjo merret si një shantazh dhe dorëzim ndaj verdiktit të drejtësisë. Grupi i Berishës e di tashmë se si do të përfundojë ajo seancë ose nga ana tjetër është duke i bërë presion Gjykatës. Unë po shikojë që lëvizja e Berishës po del hapur ndaj sistemit gjyqësor. Më mirë thotë hapur. Unë e shoh si një parapritë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Berisha e vë si kusht që pa logon e PD-së nuk futen në zgjedhje. Këta po përpiqen që të krijojnë një alibi”- tha ai.
Hoxha theksoi se nuk ka ndodhur që të bësh protestë para një Gjykate, ndërsa shtoi se Berisha e ka të humbur çështjen e vulës me tre mars.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë