Hoxha: Vlora, Shkodra dhe Kukësi, qytetet më problematike me zjarret në Shqipëri
Ledio Hoxha, përfaqësues nga Agjencia e Mbrojtjes Civile tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se Vlora, Shkodra dhe Kukësi janë qytetet më problematike me zjarret në Shqipëri.
“Zjarret në vitin 2021, në Vlorë, në zonën e Karaburunit, pati një efekt goxha të madh dhe u vunë re nga ne. Qeveria shqiptare ka një vëmendje shumë të veçantë për mbrojtjen civile dhe për këtë janë hartuar 3 dokumente strategjik, risku nga fatkeqësitë, strategjia për zvogëlimin e riskut dhe plani kombëtar i emergjencave që përfundon së shpejti. Me këto tre dokumente, të gjitha grupet e interesit, ose institucionet pjesëmarrëse në Shqipëri në sistemin e mbrojtjes civile kanë identifikuar zonat me rrezik më të lartë, kanë vlerësuar rrezikun dhe për këto rreziqe ata kanë bërë një strategji. Kemi Vlorën, Shkodrën, Kukësin, pra zona që kanë sipërfaqe pyjore shumë të mëdha,” – u shpreh Hoxha.
Prej shumë vitesh pyjet në Shqipëri janë të ndikuara nga zjarret e rëna. Modelet e pyjeve që shohim sot, si edhe speciet që rriten në to janë rezultat i zjarreve të mëparshme dhe ndikimeve të njeriut me kullotat apo prerjet e tyre.
Të dhënat e “Global Forest Watch“, tregojnë se zjarret masive në Shqipëri janë faktori i dytë më i rëndësishëm i humbjes së sipërfaqes pyjore në vend, më shumë se 13 mijë hektarë.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret