Humb jetën 40-vjeçari nga një aksident në afërsi të TEG
25 Qershor 2022 |
17:33
Një 40-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident në afrësi të TEG-ut, që ndodhi mesditën e sotme.
Policia njofton se personi me iniciale E. T duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
40-vjeçari humbi jetën në spital nga plagët e rënda.
Sipas të dhënave të INSTAT, 197 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë 2021, nga të cilët 21 vetëm në muajin dhjetor.
Ky vit shënoi rritje të aksidenteve fatale krahasuar me 2020 ku 181 persona humbën jetën në rrugë, por rënie në krahasim me vitin 2019, ku humbën jetën 227 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe forcave të...
Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
Situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit. Protestuesit kanë tërhequr me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të...
Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur...
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane