“Humbës kronikë”, Rama: PD nuk do marrë më shumë mandate se në ‘97
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asambleë e PS që u mbajt në Durrës e cilësoi opozitën një humbëse kronike.
Sipas tij, në zgjedhjet e përgjithshme PD nuk do të marrë më shumë mandate se cfarë mori në vitin 1997.
“Disa thonë se vendi është sot më keq se ishte para disa vitesh, por ka vetëm një gjë që është më keq sot, se para 11 vitesh ajo është PD e Shqipërisë. Unë nuk shoh filxhan, por ne dimë që të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi tani një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997, mbajeni shënim”, tha Rama.
Rama komentoi skuadrën e drejtuesve politikë të PD në qarqe të cilët i cilësoi humbës kronikë.
“Besoj e patë. E ma ha mëndja që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbës kronikë, njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të”, u shpreh Rama.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë