Humbi djalin në aksidentin me autobus, babai i mbijetuar rrëfen momentin dramatik

24 Nëntor 2021 | 16:46

Erdhën nga Belgjika për të vizituar familjen në Sllupçan të Maqedonisë së Veriut, e ndërkohë vendosën të shkojnë për shëtitje në Stamboll para kthimit.

Orhan dhe Visar Aliti, babë e bir, ishin brenda autobusit të aksidentuar në Bullgari, në kthim drejt vendlindjes.

Orhan Aliti shpëtoi, me shumë fraktura në trup, por nuk arriti ta shpëtojë djalin. Visari 23 vjeçar u bllokua brenda autobusit dhe gjeti vdekjen mes flakëve.

Nëna e Visarit, Hikmete Aliti, shpjegon bisedën e parë me bashkëshortin pas aksidentit tragjik.

“Bashkëshorti është i sëmurë, i ka të thyera unazat dhe këmbën, duhet të operohet. Visarin nuk mundi ta shpëtojë. Ai ka kërcyer i pari, tha sa kam mundur bërtita: Visar, Visar… nuk më dëgjonte, zhurmë e madhe tha se nuk mundeshin të shpëtonin… Atë natë më ka lajmëruar në orën 1, tha dritaren e kam thyer, unë shpëtova po djalin tha e kemi të humbur, nuk mundëm ta shpëtojmë”, thotë zonja Aliti.

Me të dëgjuar lajmin, Hikmete Aliti është nisur nga Belgjika bashkë me djalin tjetër. Sot, në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup, ajo dha mostrën e ADN-së për të ndihmuar identifikimin e trupit të djalit.

Për shkak të karbonizimit të kufomave, të gjithë familjarët e viktimave të dyshuar po japin ekzemplarë të ADN-së në Mjekësinë Ligjore të Maqedonisë së Veriut.

Ekzemplarët dërgohen në Bullgari dhe krahasohen me ADN-në e kufomave. Ndërkohë, mjekësia ligjore bullgare me urdhër të Prokurorisë është duke kryer autopsinë e të gjitha kufomave, proces që pritet të mbyllet sot.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, fillimisht u aksidentua e më pas u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.

Në mesin e viktimave janë të paktën 12 fëmijë. Në një spital në Sofje të Bullgarisë janë duke u trajtuar shtatë persona që i shpëtuan aksidentit.

Shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli, ku kishin qëndruar në një vizitë treditore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026