Humbi kontaktet me familjen në Itali, 27-vjeçarja gjendet në klinikën e QSUT
Olga, vajza e cila po kërkohej nga prindërit italianë është gjetur në urgjencën QSUT. Nuk dihet deri më tani gjendja shëndetësore e saj.
27-vjeçarja italiane humbi kontaktet me familjen e saj në Itali. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.
Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.
“Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare:
[email protected], të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës ose Ambasadën Italiane në Tiranë”, thuhet në mesazhin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Thirrja çiftit italian: Na ndihmoni të gjejmë vajzën, u zhduk në Tiranë
- Veterineri: Qytetari në Përmet i theu këmbët dhe krahët hutës për ta balsamosur
Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona
Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
- 16:32 Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona
- 16:31 Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase
- 16:21 Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
- 16:13 Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori
- 16:12 Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane
- 16:09 Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times