Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj tregon çfarë ndodhi, përgënjeshtron policinë

24 Dhjetor 2024 | 11:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit, duke e hedhur poshtë versionin e uniformave blu se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë fizike.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Gjekmarkaj ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku ai humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Gjekmarkaj tha se papritur u rrethua nga disa efektivë të policisë, të cilëve, pavarësisht se iu shpjegoi se ishte deputet dhe iu kërkoi që të mos e preknin, ata e shtynë me forcë. Gjekmarkaj theksoi se kjo situatë e paprovokuar shkaktoi humbjen e ndjenjave dhe e detyroi të kërkojë ndihmë mjekësore.

Deklarata:

Nuk do të kisha reaguar për atë që ndodhi dje me mua në protestë, nëse Policia e Shtetit nuk do të më fyente së dyti, me deklaratën e saj publike dhe të dizinformuar! Nuk e pëlqej as dhe nuk kërkoj viktimizimin! Madje, kurrë në jetën time nuk kam kërkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar askënd! Dje, thjesht isha duke u mbrojtur.

I gjendur para një makine të vogël, bashkë me shoqëruesin tim, një punonjës i Gardës, i cili u keqtrajtua gjithashtu, ndonëse tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policësh! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog në Universitet, me butësi dhe gati me humor. Nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes!

Ata më shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës dhe më ngritën gati në ajër! Shoqëruesi im tërhoqi me shumë mundim dhe një djalë nga Lezha më ndihmoi përmes policëve, ndërkohë që ndieja frymëmarrjen që po ngadalësohej! Sapo dola nga turma e policëve dhe më tërhoqën të tjerët, humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq për shkak të problemeve me shëndetin, por si pasojë e veprimeve të policisë!

Nuk u largova nga protesta se desha të largohesha, por më detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo në shtëpi, por në spital!

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e disa oficerëve të policisë, zelli i tyre si dikur, kur arrestoheshin deputetët e opozitës në vitin 1946. Ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre dhe, pse jo, edhe si instrument dhune! Gjithsesi, ata nuk mund të shtynin një deputet në atë mënyrë pa një urdhër politik!

Përfitoj nga ky rast i trishtë të falënderoj të gjithë ata që më gjendën pranë: protestuesit, demokratët dhe qytetarët e Lezhës, drejtuesit dhe deputetët e PD, mjekët e Spitalit Ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe shërbimin, falënderoj qendrat, miq dhe të njohur nga vendi e bota për atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre, ende në pamundësi për t’iu kthyer përgjigje individualisht!

Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lënduarit dhe të ndaluarit që përpiqen për një Shqipëri më të mirë dhe nuk morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve! Qofshin ato të bardha për ju dhe për të gjithë shqiptarët! Të tjerat do të jenë më të mira!

Agron Gjekmarkaj
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës
Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël. Marshimi...
00:05 | 15/06/2026

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 15-të.  Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe...
21:32 | 14/06/2026

FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë

Kreativiteti dhe ironia kanë qenë sërish të pranishme në protestën e 15-të të qytetarëve që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë. Mes pjesëmarrësve të...
20:49 | 14/06/2026