“Urdhër politik për të dhunuar Gjekmarkajn”, Bardhi: Do e çojmë në SPAK
Nënkryetari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës ku vizitoi deputetin Agron Gjekmarkaj, se do t’i çojnë në SPAK njerëzit që e dhunuan atë.
Bardhi u shpreh se policia me deklaratën e publikuar ka dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn.
“Është përgjegjësi e ministrit të Brendshëm, zinxhir komandues të policë që të vënë para përgjegjësisë personat që kanë dhunuar një njëri paqësor si nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj. Duke mashtruar opinionin publik me atë deklaratë kanë dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn. Të jenë të sigurt se do të marrin përgjigjen e merituar. Sa i takon gjendjes shëndetësore të Gjekmarkaj, ajo sipas mjekëve paraqitet e qëndrueshme. me shumë gjasa për shkak të specialitetit do të duhet të transferohet për në QSUT”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit bllokojnë rrugën e Aeroportit të Rinasit. Policia ndalon marshimin
Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
- 01:56 Protestuesit bllokojnë rrugën e Aeroportit të Rinasit. Policia ndalon marshimin
- 00:05 Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
- 23:56 “Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin
- 22:32 Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
- 21:59 Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë
- 21:38 Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë