Humbja e dytë radhazi për Shqipërinë U-17, Gjermania fiton 4-0 në Elbasan

23 Maj 2025 | 09:36

Kombëtarja U-17 zhvilloi të enjten ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Europian, përballë Gjermanisë, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë pësuan një tjetër humbje me rezultatin 0-4. Gjermania shënoi që në minutën e 7-të me golin e Jeremiah Mensah.

Shqipëria reagoi shpejt dhe ishte shumë pranë barazimit në minutën e 14-të, por Kulla dhe Sheji nuk ia dolën përballë portierit gjerman, i cili ndaloi aksionin me një ndërhyrje vendimtare.

Në minutën e 20-të, gjermanët dyfishuan rezultatin me golin e Alexander Staff, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0.

Në pjesën e dytë, Gjermania vazhdoi dominimin, duke shënuar edhe dy gola të tjerë – një nga Wisdom Mike në minutën e 65-të dhe një tjetër nga Keziah Oteng-Mensah në minutën e 85-të, pas një penalltie të fituar.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi takimin me formacionin titullar të përbërë nga: Raffaele Huli (kapiten), Fabian Hallidri, Fabjano Nuhaj, Leon Sylejmani, Kris Gecaj, Evagjelos Gjoka, Andreas Llana, Alex Ramku, Rikardo Sheji, Gabriel Kulla dhe Arman Durmisi.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Shqipërisë në këtë turne me katër gola, pas rezultatit negativ kundër Portugalisë në ndeshjen e parë të grupit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit A, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, Franca dhe Portugalia u ndanë në një barazim pa gola, 0-0.

Ishte një përballje e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan fitoren, por mbrojtjet e organizuara mirë shmangën çdo rrezik të madh.

Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit. Shqipëria do të përballet me Francën më 25 maj në “Elbasan Arena”, në orën 20:30, ndërsa Gjermania do të luajë ndaj Portugalisë në të njëjtën ditë dhe orar në “Arenën Kombëtare”.

Kombëtarja shqiptare synon të mbyllë me dinjitet paraqitjen e saj në turne, përballë një tjetër kundërshtari të fortë siç është Franca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026