Hungaria kërkon gaz në Rusi
Qeveria e Hungarisë dëshiron të blejë afër një miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm Hungarez ishte në Moskë ku tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të garantonte furnizimin me energji të vendit dhe të bënte të qartë se qeveria hungareze është e interesuar për paqen.
“Blerja e 700 milionë metër kub gaz natyror shtesë, krahas kontratave të nënshkruara tashmë, është e nevojshme për të garantuar sigurinë energjetike të vendit në muajt e ardhshëm,” – deklaroi Peter Szijarto.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë. Orban ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka fajësuar sanksionet perëndimore për krizën aktuale të energjisë.
“Zbatimi sistematik i projekteve në lidhje me eksportin e hidrokarbureve ruse është duke u zhvilluar. Zbatimi i kontratave afatgjata të lidhura vitin e kaluar për eksportet e gazit natyror nga Rusia në Hungari është plotësisht në interes të vendeve tona. Kolegët tanë raportuar interesin e qeverisë hungareze për të blerë gaz shtesë këtë vit. Ne do ta shqyrtojmë këtë kërkesë pa asnjë vonesë,” – tha Sergey Lavrov ministër i Jashtëm i Rusisë.
Sipas FMN-së, ekonomitë hungareze dhe gjermane janë më të rrezikuara nga furnizimet me gaz rus në Evropë. Mungesa e dërgesave mund të shkaktojë një rënie të PBB-së prej më shumë se 6 përqind në Hungari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani