Hungaria mbyll Presidencën e Bashkimit Evropian, Veliaj: BE po rritet më e fortë

12 Dhjetor 2024 | 13:23

Në fund të këtij viti, Hungaria përfundon kryesimin 6-mujor të Këshillit të Bashkimit Europian. Ambasada Hungareze në Tiranë organizoi eventin përmbyllës të mandatin të saj, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatic në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryebashkiaku Erion Veliaj, falenderoi ambasadoren e hungarisë dhe skuadrën e saj për punën e shkëlqyer, ndërsa zgjodhi simbolin e kubit të Rubikut për të përshkruar presidencën hungareze të Bashkimit Europian. “Po mbaj në duar një simbol si Kubi i Rubikut, të cilin nuk ka rëndësi se nga e kthen, por mund të shikosh ngjyrat e Hungarisë, të Italisë me trengjyrëshin, mund të shohësh Spanjën, gjithashtu Rumaninë, Francën, por mund të shikosh edhe Republikën Çeke dhe Slloveninë. Sigurisht, këtu mund të shohim edhe ngjyrat e Shqipërisë, por thënia më e famshme nga Ernő Rubik për kubin e tij ishte: “Është kompleks, por sërish i thjeshtë”. Më pëlqen ta them këtë edhe për Presidencën Hungareze. Qartësisht ka çështje që duhen debatuar, që u duhen dhënë zgjidhje, por sërish janë të thjeshta kur vjen puna për të ruajtur një pozitë solide në Ballkanin Perëndimor, për të siguruar që Bashkimi Europian të rritet më i fortë, të planifikojë për të ardhmen, të mendojë për mbrojtjen pak më tepër seriozisht në dritën e ngjarjeve aktuale”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ndihet krenar që ndodhet i deleguar në Shqipëri, në një moment historik për popullin shqiptar. “Ndihem shumë i privilegjuar që përfaqësoj Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij këtu në Tiranë, në një kohë kur gjërat po bëhen të vërteta dhe të prekshme, dhe më në fund po i përgjigjemi thirrjes së popullit shqiptar për të pasur mundësinë që t’i bashkohen këtij realiteti fantastik, që është Bashkimi Europian. Pas 36 vitesh punë të Bashkimit Europian, këto burokraci të mëdha, disa njerëz thonë që nuk janë edhe aq të mëdha, jam sërish entuziast dhe sërish mendoj se është një nga projektet politike me më shumë vlera të nisura ndonjëherë”, u shpreh ambasadori.

Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Laura Kasnyik falenderoi pjesëmarrësit në këtë ceremoni të veçantë dhe vlerësoi hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe rezultatet e përbashkëta të arritura së bashku.

Nga 1 janari i viti të ardhshëm, Presidenca e Bashkimit Europian për 6 muajt në vijim do i kalojë Polonisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026