Hyrja e guximshme e Tom Cruise në ceremoninë finale të Lojërave Olimpike (Foto)

12 Gusht 2024 | 11:53

Superylli i Holliwood-it, Tom Cruise, ka bërë një hyrje të pazakontë në ceremoninë e mbylljes së Parisit 2024 të dielën mbrëma.

Cruise ka zbritur i varur në një zinxhir nga çatia e Stade de France.

Spektatorët brohorisnin teksa ylli i “Mission Impossible”, i veshur me xhaketë lëkure dhe doreza, u ul në stadium.

Ceremonia në Paris shënoi një sukses zyrtar nga qyteti pritës i këtij viti.

Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, tha se Lojërat e Parisit kishin qenë “sensacionale”.

Në fjalën e tij përmbyllëse, ai vlerësoi sportistët për paraqitjet e tyre “thjesht të mahnitshme”, duke thënë se ata treguan “çfarë madhështie jemi të aftë ne njerëzit”.

Ai vazhdoi: “Gjatë gjithë kësaj kohe, ju keni jetuar të qetë së bashku nën një çati në fshatin Olimpik. Ju përqafuat njëri-tjetrin. Ju e respektuat njëri-tjetrin, edhe nëse vendet tuaja janë të ndara nga lufta dhe konflikti.Kjo na frymëzoi të gjithëve dhe miliarda njerëz anembanë globit.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026