I dënuar për shitje kokaine, Gjykata i sekuestron 2 pasuri, 2 automjete dhe 1 biznes
Gjykata e Sarandës, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit 43-vjeçar Romeo Laze.
Laze është dënuar në fund të vitit 2022 me 4.7 vjet heqje lire për akuzën “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Laze u arrestua në 28 gusht 2021 në kuadër të operacionit “Çuka”.
Gjatë kontrollit të banesës së Lazes, policia e Sarandës gjeti dhe sekuestroi 1.2 kg kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme në lekë dhe euro si dhe 3 automjete e 3 motoçikleta.
Pas hetimit pasuror, Gjykata e Sarandës vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke urdhëruar sekuestrimin e 2 pasurive të paluajtshme në pronësi të Lazes, të ndodhura në zonën kadastrale 8641 në Sarandë, subjektit tregëtar me objekt “Lavazho, tregti automjetesh” në lagjen nr. 4 Sarandë si dhe dy automjete në pronësi të tij, konkretisht me targa AB777RN dhe AA118DR.
Ekzekutimi i sekuestrove është kryer ditën e djeshme nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid