I dënuari për krime lufte në Kosovë varroset me nderime të larta shtetërore në Serbi
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç, u varros më 22 tetor në Rrugën e Qytetarëve Meritorë në Beograd, me nderime të larta ushtarake.
Në varrim, përveç komandës së lartë ushtarake, morën pjesë ministrat e Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesja e presidentit të Serbisë, disa të dënuar të Gjykatës së Hagës dhe veteranë të njësive ushtarake.
“Varrimi i Nebojsha Pavkoviçit në këtë vend përbën një mohimi të hapur të fakteve të vendosura nga gjykata dhe një përbuzje ndaj viktimave”, vlerësoi Fondi për të Drejtën Humanitare, një organizatë joqeveritare.
Pavkoviç, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.
Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviç u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.
Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.
Ai vdiq më 20 tetor në moshën 79-vjeçare.
Në varrezat ku ai u varros prehen trupat e burrështetasve, shkrimtarëve, poetëve, aktorëve dhe personaliteteve të tjera që kanë kontribuar për Serbinë.
Në këto varreza është i varrosur edhe kryeministri i parë i Serbisë demokratike, Zoran Gjingjiç.
“Ky është një ofendim edhe për të gjithë ata që më parë janë varrosur në këto varreza”, tha për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Popov nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë