I ftohti ekstrem| Mjeku shqiptar nga SHBA: Farmacitë i çojnë ilaçet në shtëpi
Mjeku epidemiolog në SHBA, Skënder Myrtezani, është shprehur se farmacitë kanë në orarin e tyre edhe shpërndarjen e ilaçeve.
Komentet Myrtezani i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në SHBA është zhvilluar telemjekësia.
Ai shtoi gjithashtu se në disa zona të SHBA-së ka pasur temperatura shumë të ulëta, por sipas tij, vendi është i përgatitur për këtë situatë.
“Te ne është një zgjidhje, por kërkon angazhimin e pacientit. Është telemjekësia. Ne takimet i bëjmë me telemedicinë. Disa farmaci kanë në orarin e tyre edhe shpërndarjen e ilaçeve, por në kohë të keqe vërtet duhet të angazhohet ndonjë familjar i pacientit.
Për fat të mirë temperaturat e ulëta nuk zgjasin shumë. Në Neë York zgjasin 1-2 javë. Edhe pjesa rreth kufirit të Kanadasë ka temperatura shumë të ulëta. Por kjo nuk është një gjë e re, ata janë të përgatitur për këtë lloj kohe”, tha Myrtezani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës