“I ka urdhëruar Berisha për greve urie”, pedagogu i përgjigjet Ramës

2 Nëntor 2022 | 11:25

Qazim Lataj, kryetar i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Tiranës thotë se pasditen e sotme pedagogët do të vendosin nëse do të futen në grevë urie apo do të ndjekin një mënyrë tjetër proteste.

Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu iu përgjigj edhe akuzave të kryeministrit Edi Rama se ‘i ka urdhëruar Sali Berisha të futen në grevë urie’.

Ai u shpreh se pedagogët nuk kanë lidhje me politikën, vetëm presin nga politika në qeveri që të plotësojë kërkesat e tyre legjitime.

“Politikën s’e largojmë as e afrojmë, nga qeveria presim të plotësojë kërkesat tona. S’e çoj veten në atë nivel që t’i përgjigjem me atë gjuhë (Ramës), ta mbajë për vete edhe fyerjen, edhe shantazhin. Ai të bëjë të vetën, të ulet në bisedime me ne, jemi gati në çdo moment”, tha pedagogu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026