“I keni duart me gjak”, shpërthejnë protestat kundër Vuçiç e Vuçeviç në Serbi

7 Nëntor 2024 | 08:35

Qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar mbrëmë kundër vdekjes së 14 personave në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Protesta ka përfunduar rreth orës 22:30.

Disa incidente u regjistruan para ambienteve të SNS në Bulevardin e Çlirimit, lokalet u qëlluan me gurë dhe bojë të kuqe. Demonstruesit hodhën gurë dhe bojë në Bashkinë, dhe më pas derdhën jashtëqitje para derës së hyrjes dhe thyen derën e përparme.

Në katin përdhes të pallatit janë thyer xhamat, si dhe ka rënë zjarr në njërën nga zyrat. Qytetarët hodhën fishekzjarre, policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Protesta nisi pak pas orës 18:00 përballë vendit të aksidentit – afër stacionit hekurudhor, dhe në fillim u mbajt një minutë heshtje për të gjithë të vdekurit. Më pas turma thërriste “Arrestoni bandën”, “Banda, bandë” dhe “Dorëheqje, dorëheqje”.

Qytetarët në mënyrë spontane kanë bllokuar kryqëzimin e Bulevar oslobogjenja dhe Bulevar Jasha Tomiç para stacionit të trenit.

Demonstruesit hoqën flamujt serbë që ishin vendosur në ambientet e SNS-së në Bilevar oslobodenje gjatë ditës dhe i mbuluan me bojë të kuqe posterat me imazhin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit dhe presidentit të SNS-së Millosh Vuçeviç. Mbi ta u vendosën gjurmët e kuqe të duarve.

Disa nga personat e maskuar hodhën gurë, shishe dhe kova metalike në ambientet e SNS gjatë protestës në Novi Sad.

Një nga demonstruesit, Igor Kovaçeviç, tha për N1 se tullat nuk janë hedhur në ambientet e SNS nga demonstruesit, por nga djemtë e maskuar.

“Ata hodhën shishe, u përpoqën të organizonin një incident me sigurinë e SNS,” tha ai.

Një nga personat e maskuar që u gjend para ambienteve të SNS-së, i pyetur nga N1 se përse synonin lokalin, u përgjigj: “Sepse janë kriminelë”.

Kur njerëzit tentuan të thyenin xhamat, shumica e rojeve të sigurisë dolën para zyrës së SNS-së.

Një nga protestuesit tentoi të spërkate me bojë mbishkrime në hyrje, por sigurimi e pengoi atë.

Demonstruesit thërrisnin  “turp për ju”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026