I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari
Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi u realizua në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të territorit shqiptar, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.
I arrestuari është Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se Arslan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern në Zvicër, pas një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
Arslan është dënuar me 20 vjet burg për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, sipas nenit 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Bern/Zvicër po vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës, ku ai do të përballet me dënimin e përcaktuar nga autoritetet zvicerane.
Ky arrestim është një tjetër hap në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e forcave të rendit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë në kufijtë shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin