I mituri goditet me thikë në Kamëz, flasin shokët dhe prindërit për Euronews Albania
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në një shkollë në Kamëz, ku disa të mitur janë përfshirë në një sherr masiv me mjete prerëse. Si pasojë e sherrit është goditur një i mitur i cili ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma si pasojë e goditjes me një thikë pranë mushkrisë.
Të plagosur kanë mbetur dy të rinj të moshës 16 vjeç. Burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se njëri prej të miturve të përfshirë në sherrin në shkollën “Ibrahim Rugova” është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po mbahet në monitorim intensiv. Ka marrë plagë në kraharor. Ndërsa i mituri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja e Euronwes Albania Ortensa Budlla e cila ka ndjekur ngjarjen nga terreni ka intervistuar disa nxënës dhe prindër të cilët janë prononcuar për ngjarjen.
Nxënësi i parë i intervistuar: Momentin që pashë sherrin më bëri përshtypje që ishin pesë veta kundra njërit. Ai djali ishte në klasën ngjitur me mua. Ishte viti i dytë. Janë zënë që dje në pushim të gjatë. Ata djemtë që kanë pasur thikën s’janë të shkollës tonë. Djali që u godit ishte djalë i urtë.
Nxënësi i dytë i intervistuar: Vajzat filluan duke qarë kur panë ngjarjen.
Prindi: Erdha u sigurova që nuk ishte vajza ime. Në këtë sigurt nuk janë nxënësit të sigurt. Pashë lajmin dhe erdha këtu për vajzën.
Shkaqet e sakta ende nuk dihen por policia ka bërë me dije se disa të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta. Efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre për të zbardhur ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sherri nisi brenda shkollës, përkeqësohet gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Kamëz
- Plagosja në Kamëz/ Disa të shoqëruar, dy 16-vjeçarë te Trauma me plagë në kraharor
View this post on Instagram
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset