Plagosja në Kamëz/ Disa të shoqëruar, dy 16-vjeçarë te Trauma me plagë në kraharor

2 Tetor 2025 | 12:32

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar paraditen e sotme tek gjimnazi “Ibrahim Rugova”. Mësohet se disa adoleshentë të moshës 15 deri në 17 vjeç pas një konflikti mes njëri-tjetrit kanë përdor mjete prerëse.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 në rrugë te bulevardi “Nënë Tereza”. Nga ngjarja janë plagosur dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Burime për Euronews nga spitali i Traumës bëjnë me dije se ata kanë marrë plagë në kraharor dhe se janë ende duke u ekzaminuar.

Gjithashtu është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026